HomePolitikë

Prezantohen sot detyrat e qeverisë tranzitore, Basha: Do të shpalosim…

Paraditen e sotme në orën 11:00, kryedemokrati Lulzim Basha dhe aleatët e tij do të prezantojnë një program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore, ndërsa ka ripërsëritur se kusht i panegociueshëm është largimi i kryeministrit Edi Rama, për t’i hapur rrugë dialogut.

Paradite në 11 do të shpalosim bashkë me kolicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programet tona politikke, ekonomike, ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për tu dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqënie për të gjithë”, tha kreu i PD-së të mërkurën pas takimit me Monika Kryemadhin në selinë e LSI-së.


TË NGJASHME