HomeLajmi i Fundit

Prezantoheshin si punonjës policie, ja ç’ndodh me dy tiransit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar dhe ka proceduar një tjetër pasi akuzohen se përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.