HomeLajmi i Fundit

Prezantohet skuadra “Shqiponja” në Kukës: Njësia “I” e inteligjencës, kapacitet i ri në këto 30 vite

Gjatë prezantimit të skuadrës “Shqiponja” në DVP Kukës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se fokusi i punës është drejtuar në rritjen e cilësisë së trupës së policisë përmes trajnimeve, shkollimit, kurseve, në mënyrë që kjo trupë të jetë tërësisht profesioniste.

Sipas tij, emërimi i mbi 500 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit është pjesë e një programi qeveritar që synon rinovimin, modernizimin dhe profesionalizimin e trupës policore. Lleshaj bëri një rezyme të reformave të ndërmarra në polici gjatë viteve të fundit dhe u ndal posaçërisht në krijimin e disa njësive të reja që janë të profilizuara në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik, kibernetik etj.

Ministri Lleshaj solli në vëmendje të të pranishmëve gjatë kësaj ceremonie, edhe kujdesin që duhet treguar për mbrojtjen e territorit, parandalimin e krimeve mjedisore, dëmtimeve me ose pa dashje.