HomeShowbiz

Princ Charles flet për herë të parë pasi u infektua me koronavirus: “Isha me fat”

Princ Charles u infektua me koronavirus mirëpo duket se tashmë është më mirë.
“Isha vërtetë me fat. Por e kalova mirë, ndonëse i kuptoj personat e sëmurë me koronavirus”.

Princi i Anglisë ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij me koronavirusin, nga i cili u infektua në muajin mars.
Trashëgimtari i fronit të kurorës angleze, shprehet se u gjendet afër personave të prekur dhe gjithë atyre që kanë humbur familjarët dhe miqtë prej Covid-19.

“Në mënyrë të veçantë, atyre që nuk mundën të ishin pranë të afërmve në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja në e tmerrshme”, thotë ai.

71-vjeçari shton se nëse nuk mësojmë nga pandemia, “Mund të vijojë shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit, duke u përballur me rreziqe gjithnjë e më të mëdha”.


TË NGJASHME