HomeShowbiz

Princ Harry rrëfen si takohej fshehurazi me Meghan në fillim të lidhjes

Së fundmi Harry ka dhënë një intervistë për Dax Shepard, ku ka rrëfyer se si duhej të vepronin ai dhe Meghan në fillim të lidhjes që të mos njiheshin nga të tjerët kur dilnin bashkë.

“Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër, duke bërë sikur nuk njiheshim. I dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve. Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshëndesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje vetëm duke dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha. Nuk e di sa herë e keni bërë ju këtë gjë, kur ecën në rrugë duke u përpjekur që të mos njihesh. Është e mrekullueshme ajo çfarë shikon. Sa shumë çamçakëz shikon dhe sa shumë këpucë njerëzish. Është një lëmsh”, rrëfeu Harry.


TË NGJASHME