Lajme Showbiz

Princ William dhe Harry kthehen si më parë, merr fund ‘sherri’ midis tyre

Familja mbretërore ka qenë e mbushur me drama kohët e fundit. Në fillim familja e Meghan, më pas ‘sherri’ i Kate Middleton dhe Meghan, si dhe debati midis dy vëllezërve. Gjithçka nisi sepse William ishte i shqetësuar për Harry-n, pasi u fejua me Meghan vetëm pas 2 vitesh lidhje dhe kështu, Harry mendoi se këshillat e vëllait të tij nuk ishin shumë miqësore. Sipas një burimi për ‘Daily Mail’ marrëdhënia e tyre është rregulluar prej javësh tashmë. “Nuk kishte ndonjë mbledhje formale, nuk ishte asnjëherë aq rëndë gjendja. Ato i rregulluan keqkuptimet mes tyre dhe tani janë në kontakt të përhershëm”, është shprehur burimi. Sigurisht dhe marrëdhënia e Kate me Meghan ka ndryshuar, pasi sipas raportimeve, ajo dhe William kanë vizituar çiftin në shtëpinë e tyre të re.

Related posts

Reja firmos kontratën, zyrtarisht trajner i Kombëtares

Xhensila Gotanews

Tre të vdekur nga sulmi në Holandë, policia identifikon të dyshuarin

OKB: Rezolutë për të zhdukurit në konflikte të armatosura

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!