HomeSociale

Princi Charles i prekur nga koronavirusi, por si është gjendja e Mbretëreshës?!

Ditën e djeshme, lajmi i bujshëm për infektimin me COVID-19, të Princit Charles të Uellsit, u përhap me shpejtësi në mediat mbarëbotërore. Në njoftimin ku u bë e ditur për infektimin e Princit, u tha gjithashtu edhe se 71-vjeçari deri më tani gëzon shëndet dhe është në gjendje normale.

Princi Charles, është izoluar në shtëpinë e tij në Skoci dhe që nga aty po kryen të gjitha detyrat e tij. Megjithatë, pas këtij lajmi u përfol menjëherë edhe për shëndetin e mbretëreshës.

Në një njoftim nga Pallati Mbretëeror, u bë e ditur se si Mbretëresha Ekizabeth, si Princi Philip janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk u dha asnjë informacion nëse mbretëresha dhe princi i kanë kryer testet për koronavirus, por për të qetësuar situatën, është publikuar një foto e mbretëreshës duke folur në telefon. Gjendja e saj dukej normale dhe e shëndetshme.


TË NGJASHME