HomeShowbiz

Princi William flet për herë të parë për dhimbjen që i shkaktoi humbja e së ëmës

Princ William duket se është prekur nga dokumentari që është realizuar për mamanë e tij, princeshë Dianën.
Së fundmi, ai mori pjesë edhe në një dokumentar të BBC, dedikuar shëndetit mendor, që do të transmetohet këtë javë ku foli shumë hapur rreth shëndetit të tij mendor. Ai tregoi se ka kaluar gjëra vërtetë emocionale dhe ka arritur ti përballojë me sukses.

Unë dhe Catherine mbështesim njëri-tjetrin dhe i kalojmë momentet e vështira bashkë. Ne evoluojmë dhe mësojmë bashkë. Por mendoj se gjërat emocionale dalin atëherë kur nuk e pret ose ndoshta atëherë kur ti mendon se i ke përballuar me sukses.”

William rrëfeu gjithashtu si e ndryshoi emocionalisht fakti që u bë baba dhe tregoi si asnjëherë më parë si e ndryshoi eksperiencën e tij si baba ndarja nga jeta e së ëmës.

Të bëhesh me fëmijë është një nga momentet që të ndryshon totalisht jetën… Mendoj se kur ke kaluar diçka traumatike në jetë – si për shembull, babai yt s’ka qenë pranë teje, nëna vdiq kur isha ende shumë i ri – emocionet rikthehen fuqishëm, sepse është një fazë shumë ndryshe e jetës tënde dhe s’ke askënd pranë të të ndihmojë. Dhe ndonjëherë kjo gjë më mbyste… Ardhja e fëmijëve është nga momentet më të mrekullueshme të jetës, por njëkohësisht edhe një nga më të frikshmet”, -u shpreh ai.

William e ka shumë të vështirë të flasë për humbjen e mamasë së tij mirëpo gjatë intervistave të dhëna më parë ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të merrte veten pasi ka qënë një humbje e madhe.


TË NGJASHME