HomeShowbiz

Prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit të Princ Lekës dhe Elia Zaharias

Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia do të bëheshin prindër për herë të parë.

Fotot e Elias me barkun e rrumbullakosur duke ecur në rrugët e Tiranës, janë publikuar në media, duke konfirmuar kështu zërat e qarkulluar prej disa kohësh mbi shtatzëninë e Elia Zaharisë.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundit dhe burime për “Who” tregojnë se çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze. Emri i vogëlushes nuk bëhet i ditur, ndërsa gjendja shëndetësore e saj dhe e Princeshë Elias është mjaft e mirë.

Kujtojmë se në tetor të 2016-ës, Elia Zaharia celebroi dashurinë me princin Leka me një dasmë, që bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familje të famshme mbretërore nga e gjithë bota.


TË NGJASHME