HomeShowbiz

Prindërit e Elita Rudit festojnë ditëlindjen, shikoni si ia shpreh ajo dashurinë

Elita Rudi është një njeri shumë tradicional kur vjen puna tek familja e saj. Ajo e ka vërtetuar gjithmonë se pavarësisht punës së saj si moderatore, ajo gjithmonë e ka gjetur kohën për ta. Së fundmi, Elita ka zbuluar se data 26 prill është një ditë shumë e rëndësishme për të, pasi prindërit e saj festojnë ditëlindjen. Moderatorja ka publikuar një foto ku babai dhe mamaja e saj duken pranë njëri-tjetrit, shumë të lumtur dhe i ka dedikuar atyre disa fjalë shumë të ndjera. “Urime ditëlindjen babi dhe nani. Krenaria ime më e madhe jeni ju! Ju dua shumë”, ka shkruar ajo. Siç mund ta kuptoni, Elita ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e saj dhe nuk heziton asnjëherë ta tregojë.


TË NGJASHME