HomeShowbiz

Prindërit e saj festojnë përvjetorin e veçantë, Jonida Maliqi ju dedikon disa fjalë zemre

Jonida Maliqi ka treguar se vazhdon të ruajë një lidhje shumë të ngushtë me dy prindërit e saj. E kemi parë shpesh të publikojë foto dhe video nga përditshmëria me ta, për të treguar se ata kanë qenë mbështetja më e madhe e saj për çdo gjë. Sot prindërit e këngëtares festojnë 42-vjetorin e martesës dhe Jonida u ka dedikuar disa fjalë emocionuese. Duke qenë se dashuria e tyre disavjeçare shërben si një shembull i mirë për të gjithë çiftet, Jonida nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gjë me të gjithë me shumë krenari. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet përkrah prindërve dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Si sot 42 vjet më parë prindërit e mi kurorëzuan dashurinë e tyre të pashtershme në martesë. Ju dua shumë dhe faleminderit që na sollët në jetë e na rritët me aq shumë dashuri e përkushtim mua dhe Xhildën. Xhilda ti mungon në këtë foto, por je gjithmonë me ne, siç jemi ne me ty. Më mungon motër!”.

//www.instagram.com/embed.js

Motra e këngëtares jeton prej kohësh në Qipro, prandaj ajo nuk mund të jetë gjithmonë pranë familjes së saj. Kujtojmë se këtë muaj Jonida Maliqi do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision’ për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”.


TË NGJASHME