HomeLajme

Prindërit tregojnë se çfarë i mungon fëmijëve nga shkolla

Eshtë e kuptueshme që pandemia na ka bërë të kujtojmë me mall ditët kur dilnim në natyrë, kur shëtisnim apo edhe kur shkonim në shkolla e universitete.

Duket se ata që po e vuajnë më së shumti faktin që nuk shkojnë dot në shkollë janë fëmijët e vegjël dhe këtë gjë e tregojnë më së miri prindërit e tyre.
Prindërit amerikanë i pyesin fëmijët e tyre që i kanë në shkollë fillore se çfarë ju mugon më shumë nga shkolla dhe të vegjëlit përgjigjen:

Nuk e di, është e gjitha shumë konfuzuese. U bë shumë kohë, nuk mbaj mend se çfarë duhet të më mungojë”.

Prindërit amerikanë po bëjnë më të mirën që të përballen sa më lehtë me këtë situatë, e njëta gjë duhet thënë dhe për prindërit anë e mbanë botës.
Duke qënë se fëmijët tashmë zhvillojnë mësimin online, gjërat më poshtë janë realisht ato që i mungojnë nga shkolla.

-Atyre i mungojnë miqtë e tyre.

-I mungon pushimi i gjatë mes orëve të mësimit.

-I mungojnë mësuesit.

-Kanë mall për orën kur drekonin në mensën e shkollës.


TË NGJASHME