HomeModa

Printet e gjarprit! Ja si mund ta vishni si vajzat VIP

Printi i gjarprit po zë gjithnjë e më shumë vend në stilin dhe tendencat në mbarë botën. Nuk ka nevojë të jesh blogere për ta dalluar se ky trend po kthehet ne mani dhe po shihet kudo!

 

Ana pozitive e këtij trendi është se printi i gjarprit mund të vishet dhe kombinohet me thuajse çdo gjë. Mund ta shihni më shpesh në ngjyrën e zezë, gri dhe të bardhë e kombinuar me dizenjot e kafta apo të ngjyrës bezhë, të gjitha këto tone që ju ndihmojnë për të krijuar kombinime thjesht dhe me çdo gjë bazile. Por printi i gjarprit vjen edhe me ngjyra më të veçanta si bikinit ngjyrë neon të verdhë të modeles Hailey Baldwin apo te çizmet e Sam Edelman.

Nuk mund të mos dashurohesh me mënyrën si Rihanna e veshi këtë print nga koka te këmbët me gjithë aksesorë në tapetin e kuq.

E nëse vimë në Shqipëri mund të zgjidhni kombinimet pantallonat cowboy+ këmishë apo versiinin sexy të pantallonave të ngushta me kanatjere që ka bërë fashionistja Lori Hoxha me printin e gjarprit në versionin e ngjyrës së bardhë me gri

ose ose mund t’ju mjaftoi thjesht një fustan në versionin e ngjyrës kafe e bezhë si Lori, Jona Spahiu apo Zaimina Vasjari.

Nëse jeni duke shihuar muajt e ëmbël të shtatzënisë sigurisht që mund të përqafosh idenë e nënës së ardhshme të showbizit, prezantueses Elita Rudi.

E çfarë është më e rëndësishmja është se nuk ju duhet të lodheni shumë për të gjetur produkte me këtë print sepse e sigurt që dyqanet fizike apo ato online kanë minimumi diçka për ju. Shih më poshtë 12 sugjerime:

Veshjet

Këpucët

Rrobat e banjos

Aksesorët


TË NGJASHME