HomePolitikë

Prioritetet e qeverisë së Kosovës, Kurti letra për Borrell e Von der Leyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka nisur letra presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për t’i njohur me prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës.

Kurti ka thënë se qeveria është e fokusuar në zhvillim ekonomik, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar.

Kurti ka shkruar gjithashtu se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm dhe se negociatat duhet të vazhdojnë.

“Arritja e një marrëveshjeje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Kurti.

Përveç kësaj, kur ka folur për dialogun me Serbinë dhe është zotuar se do t’i japë fund mungesës së koordinimit që sipas tij ka ekzistuar mes përfaqësuesve të Kosovës.

“Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; ne presim që ajo t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës”, ka shkruar Kurti

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME