HomeShowbiz

“Prishen familje nëse flas për ty”/ Degradon debati mes vajzave në Përputhen: Pusho idiote!

Përputhen ka filluar dhe bashkë me të edhe debatet mes konkurrentëve, ku deri tani vajzat kanë qenë pararojë për ndezjen e konflikteve. Ditën e djeshme pati një takim me Xhenit (ish-Sofia tek Arjan Çani) dhe Petros, por që nuk shkoi ashtu siç pritej.

Në studion e re duket se dinamikat dhe dramat janë të vjetra. Sipas konkurrentëve mes Xhenit dhe Petros ka një pëlqim dhe në këtë moment Eda këshilloi Xhenin që të mos shtirej si dikush tjetër.

Kaq ka mjaftuar që debate mes tyre të degradoten deri në ofendime dhe paralajmërime për gjyqe.

Eda paralajmëroi se ka shumë informacione për Xhenin, ndërsa kjo e fundit ia ktheu me ofendime.

Pjesë nga debati në studio:

Eda: Kam aq shumë informacione sa fytyra jote…

Xheni: Pusho idjote, debile. Mbylle gojën dhe mos fol

Eda: Kjo është Xheni të dashur miq… Nëse flas unë prishen familje

Xheni:  Tregoi pra informacionet tregoi…

Eda: Ti e di shujë mirë se çfarë di unë për ty. Do i shpërndaj të gjitha

Xheni: Unë nuk e di, por do t’i dëgjoj, jam e hapur

Eda: Lidhja jote, un do t’i hap, do t’i shpërndaj të gjitha

Xheni: Unë me ty do ta ndjek në rrugë ligjore

Eda: Mos bëj rolin e Shën Mërisë mua se të njoh shumë mirë kush je..

Debati: Minuta 13:57


TË NGJASHME