HomeLajme

Prishet miqësia mes Florit dhe Fifit?! Reagon këngëtarja

Kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Fifi janë dyshja më e përfolur në showbiz-in shqiptar për shkak të një videoje ku shfaqeshin duke performuar shumë pranë njëri-tjetrit.

Prekjet dukeshin aq të vërteta, fytyrat e tyre afroheshin aq shumë, saqë mund të mendoje se mes Florit dhe Fifit kishte më tepër sesa miqësi.

Dhe pasi kjo video u bë virale, Fifi nuk priti më.

Ajo vendosi të sqarojë njëherë e mirë fansat në lidhje me këtë video:

As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu.

Por një tjetër detaj i ri dhe shumë i rëndësishëm nuk ka shpëtuar. Fifi dhe Flori nuk janë më miq në Instagram, dhe dyshojmë se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.

“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me Fifin për ta pyetur në lidhje me këtë dhe këngëtarja u treguar disi e rezervuar kur tha se kjo është një temë “pak si shumë private”.

Fifi nënvizoi se ende beson në miqësinë e saj me Florin ndërsa shtoi atë që të gjithë dëshironim ta dëgjonim: ata duhen akoma.

“Besoj që është pak si shumë private si temë .. por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma .. ??”, u shpreh Fifi për “iconstyle.al”.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të dimë versionin e Florit!

Burimi: Iconstyle.al


TË NGJASHME