HomePolitikë

Prishja e koalicionit me Albin Kurtin, flet Isa Mustafa

Isa Mustafa, në një deklaratë për shtyp, deklaroi se partia që ai drejton nuk dëshiron të vazhdojë më koalicionin me partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se është bërë një mbledhje e Kryesisë, nga ku është vendosur se do të iniciohet një nocion mosbesimi kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Ky vendim i partisë LDK, vjen pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

“Është një veprim arbitrat në një situatë krejtësisht të papërshtatshme. Ky është një veprim për të cilin z.Kurti tregon se nuk dëshiron të bashkëpunojë më me ne. E kemi diskutuar në kryesi dhe  kemi iniciuar mocion të mos besimit të qeverisë Kurti sepse nuk dëshirojmë të jemi më pjesë e një qeverisje të tillë. Një qeveri e tillë rrezikon marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Mustafa.


TË NGJASHME