HomeLajmi i Fundit

Prishtinë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rreth orës 17:00 kanë marrë informatën se në lagjen Kolovica në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri.

Policia bën të ditur se personat e plagosur janë transportuar në spital, ndërsa është arrestuar personi i dyshuar dhe dyshohet se është sekuestruar edhe arma me të cilën është kryer plagosja.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast, nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses Ahmeti.

M.H/ GotaNews