HomeShowbiz

Prisni pak, Kylie dhe Travis janë fejuar?

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë një histori të gjatë të të quajturit të njëri-tjetrit burrë dhe grua. Megjithatë pavarësisht faktit se ata kanë një fëmijë së bashku kurrë nuk janë përfolur për një fejesë apo martesë zyrtare.

Mesa duket paskemi të reja. Kjo pasi në videot e shumta që Kylie bën në InstaStory ka zbuluar padashje se mbante një unazë në dorën e saj të majtë, çka me shumë gjasa mund të jetë një unazë fejese.

Deri tani asnjë nuk është konfirmuar, pasi Kylie njihet për mbajtjen e sekreteve për një kohë të gjatë. Sikurse rasti i shtatzënisë së saj të cilën e fshehu për plot 9 muaj.

Kylie e ka filluar lidhjen e saj me Travis në vitin 2017, pasi i dha fund marrëdhënies me reperin 29 vjeçar Tyga.


TË NGJASHME