HomeSport

Pritja ka marrë fund, pas 26 vitesh Partizani shpallet kampion

Pas plot më shumë se çerek shekulli pritje, më në fund Partizani ka rritur të shpallet kampion dhe titullin, ka arritur ta sigurojë pikërisht me një fitore në derbi ndaj Tiranës. Pikërisht në shtëpinë e Tiranës, të kuqtë festuan titullin kampion duke realizuar kështu një skënar që as tifozët më të zjarrtë se kishin ëndërruar. Në një sezon fantastik, pa rivalë dhe Partizani e kurorëzoi në një mënyrë fantastike.

Këtë vit, Partizani tregoi gjithë supermacinë e vet kundrejt të gjithë ekipeve të tjera në kampionat. Titulli i 16-të në historinë e klubit, por padyshim një nga titujt më të veçantë e më të bukur. Ftimi i titullit në shtëpinë e Tiranës është diçka ekzaltuese dhe heroi i sfidës ishte Eraldo Çinari. Dopieta e tij, bëri që të gjitha përpjëkjet e Tiranës për të ndalur Partizanin të shkonin dëm. Pas kësaj humbjeje, Tirana duhet të bëjë llogaritë për mbijetesë dhe tanimë, ndodhet vetëm dy pikë larg Kastriotit dhe javën tjetër ka ndeshjë direkte. Një ndeshje ku luhet mbijetesa.


TË NGJASHME