HomeSport

Pritja merr fund, gati zyrtarizimi i Lukaku te Inter

Merr fund pritja e Inter. Më në fund Romelu Lukaku do të vishet zikaltër shumë shpejt. Inter dhe Manchester United kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që belgu ti bashkohet ekipit të Antonio Conte në orët në vijim.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e 65 milionë eurove që do të paguhen me 2 këste nga Interi, plus 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që janë kryesisht të arritshme për një total prej 78 milionë eurosh.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, United ka ruajtur edhe një përqindje të vogël në rast të rishitjeje nga ana e Interit në të ardhmen. Lukaku ndërkohë do të firmosë për 5 vite me Interin me një pagë prej 7,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset që mund ta çojnë deri në 9 milionë euro. Në orët e ardhshme Lukaku do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vënë në dispozicion të Antonio Conte trajnerin që disa javë e parë sulmuesi belg e vlerësoi si më të mirin në botë. Conte e ka kërkuar Lukakun edhe gjatë periudhës që drejtonte Chelsea-n por në atë periudhë sulmuesi zgjodhi transferimin te Manchester United. Belgu konsiderohet padiskutim si goditja e madhe e Interit në merkato pasi është edhe blerja më e shtrenjtë e të gjithë historisë së klubit zikaltër.


TË NGJASHME