HomeModa

Pritja mori fund! Dalin në treg të brendshmet për meshkuj

Kompania ‘HommeMystere’ ka vendosur që t’i ndryshoje ‘rregullat’ dhe duke u nisur nga kjo, ka vendosur të nxjerrë në treg të brendshmet për meshkujt, të cilat janë kryesisht një model dhe të thjeshta.

HommeMystere tashmë ka nxjerrë në treg të brendshme me dantellë të krijuara veçanërisht për meshkujt. Linja e re të brendshmeve përfshin reçipeta dhe mbathje të sjella në modele dhe ngjyra nga më të ndryshmet.

Në një përshkrim të publikuar në uebsajtin e saj kompania shkruan:

“Ne na pëlqen që të dizajnojmë të brendshme të rehatshme dhe unike. Një numër i madh djemsh janë duke zbuluar komfortin që të ofrojnë të brendshmet e lehta. HommeMystere e kupton që ju dëshironi veshje cilësore të bëra me kujdes, vëmendje ndaj detajeve dhe që përshtaten në mënyrë të përkryer në formën e trupit tuaj…

Edhe pse duket si një trend mjaft i çuditshëm që mund të refuzohej nga konsumatorët, një numër i madh meshkujsh kanë nisur t’i porosisin.


TË NGJASHME