HomeShowbiz

Priyanka Chopra: Jam një bashkëshorte e keqe

Priyanka Chopra është një nga aktoret më të bukura dhe të suksesshme të Indisë. Megjithatë ajo e paska një të metë… nuk di të gatuajë!

Aktorja 36-vjeçare, e cila u martua në dhjetor me këngëtarin e njohur Nick Jonas, doli në “The View” ku pranoi se nuk është ashtu si të tjerët e presin një grua tradicionale. Ajo e ka quajtur veten një bashkëshorte të keqe kur ka rrëfyer se di të bëjë vetëm vezë dhe kafenë.

“Kur i tregova atij që nuk dija të gatuaja, ai më tha ‘Mos u shqetëso, zemër. As unë nuk di te gatuaj’.”- ka treguar Chopra për burrin e saj, 10 vjet më i vogël se ajo.


TË NGJASHME