HomePolitikë

Prizren, 8 të arrestuar, mes tyre edhe zyrtarë

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor ka arritur që të arrestojë katër zyrtarë të pikës Doganore Vërmicë-Prizren dhe katër qytarë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë.

“ Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Tregtia e ndaluar” nga neni 305, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore ne Prizren, për tetë (8) personat e lartëpërmendur ka lëshuar Aktvendim për Ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër.


TË NGJASHME