HomeSociale

Problematika tek Policia?! Ja si përgjigjet Avokatja e Popullit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit për 2019.

Gjatë raportimit ajo thotë se ka problematika tek Policia, ku përmend momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjhshme, dëmtimi i shëndetit të qytetarëve nga gazet lotsjellësë etj.

Ballanca shprehet se zgjidhja për këtë është një rekrutim i mirë i stafit dhe sigurimi i kushteve të tyre.

”Na duhet konsensusi shoqëror për shumëçka. Sidomos në kohë krizash që i janë mbivendosur Shqipërisë në 30 vite, për demokracinë e munguar dhe ekonominë e brishtë. Nuk kemi arritur ende t’ua ofrojmë shqiptarëve. Shqiptarët na kanë kërkuar një Shqipëri europiane dhe rikthimi i besimit tek shteti dhe drejtësia. Duhet të ndryshojmë qasje dhe filozofi. Sa më parë ta bëjmë aq më mirë. Viti që lamë pasi ishte viti i parë kur Avokati arriti të plotësojë nivelin e parë drejtues me 5 komisionerë.

Në periudhën janar- dhjetor 2019, ka adresuar 213 rekomandime, 15% më shumë se në 2018 drejtuar organeve të administratës publike. 134 rekomandime, ose 63% janë pranuar, 25% kanë gjetur zbatimim të plotë, 66% të pjesshme, dhe 9% nuk janë zbatuar prej mungesës financiare.

4% është pa përgjigje, 23% në proces. Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, që garanton të drejtat e njeriut. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi. Duhet të jetë prioritet kombëtar. Kthimi i besimit të  publikut tek sistemi në drejtësi, mbetet në fokus të punës sonë.

Sa i përket Policisë, vërehen problematike, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjhshme, dëmtimi i shëndetit të qytetarëve nga gazet lotsjellësë etj.

Për një sistem penetenciar, duhet një rekrutim i mirë i stafit dhe sigurimi i kushteve të tyre. I pajustifikueshëm është niveli i një minimumi jetik i të jetuarit në Shqipëri. Një nga komponentët bazë të demokracisë ëshë mirëqeverisja, por nuk mund të jetë me një administratë publike që nuk respekton të drejtat e njeriut.”- tha Ballanca.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME