HomeSport

Probleme me pagat nga koronavirusi, klubet e futbollit kërkojnë ndihmë nga qeveria

Ashtu siç pritej kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ka ndikuar edhe në klubet shqiptare. Ndërpreja e aktivitetit futbollistik, pritet të shkaktojë probleme të mëdha te shumë klube. Për këtë arsye klubet e Ligës Profesioniste i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkojnë ndihmë për të kaluar këtë situatë. Një pjesë e madhe e klubeve, drejtohen nga biznesmenë dhe kërkojnë përfshirjen në një skemë ndihme nga ana e qeverisë.

“Si rezultat i pezullimit të aktivitetit, 10 klubet anëtare të Ligës kanë pësuar një dëm të konsiderueshëm financiar, i cili konsiston në zvogëlimin e të ardhurave nga reklamat, sponsorizimet dhe shitja e biletave dhe për pasojë ka krijuar vështirësi në pagimin e sportistëve dhe stafit teknik të tyre. Në këto kushte kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të nenit 42/6 të Ligjit të parashikoni përfshirjen e 10 klibeve anëtarë të Ligës Profesioniste të Futbollit si subjekte që do të kompensohen me vendim të Këshillit të Ministrave për dëmet e shkaktuara si pasojë e epidemisë së Covid-19” , shkruhet në letrën drejtuar kryeministrit Rama.


TË NGJASHME