Lajme Lifestyle Shëndeti

Probleme me tretjen, ja disa nga ushqimet që evitojnë këto shqetësime

Është shumë e rëndësishme që problemet me tretjen të parandalohen që në fazat fillestare të saj.

Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme.

Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen:

Lakrat e fermentuara!

Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike.

Uthull molle!

Ndihmon organizmin për të prodhuar acid klorhidrik, shumë i dobishëm për stomakun sepse ndikon në tretjen e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.

Mango!

Është treguar se mango ndihmon për të mbajtur gjallë bakteret e mira të zorrëve. Është i pasur në vlera ushqyese dhe përbërës bioaktivë që reagojnë në mënyrë pozitive për shëndetin tonë në disa nivele.

Kefir!

Është i ngjashëm me kosin e thartë, por më i lëngshëm. Ajo që e bën kefirin një ushqim të mrekullueshëm është prezenca e dhjetëra grupeve bakteresh të mira.

Vaj ulliri!

Është i njohur që nga antikiteti për faktin se i bënë mirë aparatit tretës.

Angjinare!

Përmbajnë cinarinë, një substancë acide që stimulon prodhimin e biliareve. Angjinaret veprojnë si diuretik natyral, reduktojnë post-efektet e alkoolit dhe janë të pasura me fibra.

Molla!

Pektina (fibër e shpërbëshme) e gjendur tek mollët favorizon tretjen dhe parandalon fermentimin në brendësi të zorrës.

Kosi!

Përbërja e tij e probiotikëve e bën një nga ushqimet që favorizojnë sidomos tretjen.

Ananas!

Ananasi përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjet proteinike më të vështira për t’u tretur.

Xhenxhefil!

Kjo rrënjë aromatike është një stimulant i shkëlqyer për tretjen. E ndihmon pankreasin të çlirojë enzima, duke e bërë shpërbërjen e sheqernave më të lehtë dhe më pak acide.

Related posts

Të paraburgosurit në grevë, letër publike për …

Klaudia gotanews

Hyrja e katërt e kryeqytetit, rehabilitohet rruga e Kombinatit

Mila

Vendimi/ Aktori i humorit shkarkohet nga detyra si drejtor

Mila
Na Kontaktoni!