HomeRajon

Probleme me zemrën, Vuçiç shtrohet në spital

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij.

Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters të Shtunën: “Presidenti tani është i qëndrueshëm”.

Vuçiç, 49-vjeç, u pranua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012.

Megjithatë siç ka treguar këshilltarja e tij në presidencës, Suzana Vasiljevic, gjendja e tij tashmë është stabilizuar, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spital për kujdes shtesë.“Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spitalin ushtarak”, ka thënë Vasiljevic.

Siç shkruan tanjug, Vucic është pranuar në Spitalin Ushtarak në Beograd në orët e vona të së premtes.


TË NGJASHME