HomeSport

Probleme në startin e Kategorisë Superiore, ndryshon orari i ndeshjeve

Kategoria Superiore, është në “kaos” të plotë. Java e parë e ndeshjeve, do të fillojë me ndryshime duke filluar me ndeshjen e parë, klasiken e futbollit shqiptar Kukësi- Partizani, oraret e thuajse të gjithë ndeshjeve kanë ndryshuar.

Shkak janë bërë temperaturat e larta që po mbizotërojnë vendin tonë. Dhe për këtë, drejtues të Skënderbeut kanë kërkuar që ndeshja e programuar për të luajtur të shtunën e 24 gushtit ndaj Flamurtarit në orën 16:00 të zhvillohet në një tjetër orar. 

Kërkesë që është miratuar nga FSHF, e cila ka zbuluar se takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, do të luhet të shtunën në orën 19:00, duke ia bashkangjitur këtë orar edhe dy takimeve të tjera, Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Bylis. Takimi i vetëm që do të zhvillohet në orën 16:00 është ai mes Vllaznisë dhe Laçit.


TË NGJASHME