HomeSport

Probleme te Milan, gati largimi i dyshes Maldini-Boban

Problemet te Milan, nuk kanë të sosur. Pas rezultateve negative, mungesës së sponsorave, kanë nisur edhe mosmarrëveshjet mes drejtuesve të klubit. Prej kohësh, dihej se dyshja Maldini-Boban nuk po përputhte idetë me administratorin e klubit Ivan Gazidis. Me Gazidis që ka plane ndryshe për stafin drejtues, ka bërë që Boban të mendojë për dorëheqjen.

Situata duket edhe më e rënduar teksa pas Boban tani fjalën e ka legjenda e klubit, Paolo Maldini. Sipas ‘Tuttosport” nuk ka asnjë dyshim dhe kapiteni legjendar do të lërë postin e tij pas vendimit të Boban. Epoka Maldini-Boban ka pësuar krisje të mëdha dhe rënia e tyre duket shumë afër.

Me largimin e këtyre dy legjendave të klubit, situata do të komplikohet edhe për disa prej futbollistëve. Ibrahimovic, mund të largohet nëse Maldini dhe Boban japin dorëheqjen, ndërkohë në pikëpyetje do të jetë edhe Donnaruma. Me politikat e reja të klubit pagat maksimale në sezon do të jenë 2-3 milionë euro, por Gigio aktualisht përfiton rreth 8 milionë euro. Nga ana tjetër edhe Rebic nëse transferohet te Milan, do të duhet të bëjë një ulje drastike të pagës.


TË NGJASHME