HomeSport

Probleme te Milan, Piatek dhe Paqueta kërkojnë largimin

Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta ishte dy blerjet e bujshme të Milanit një vit më parë por sot e shohin veten jashtë projektit të klubit kuqezi. 30 milion euro shpenzoj Milan për të blere kartonin e polakut, sot kërkon po aq për ta lënë të lirë pasi nuk bën më pjesë në planet e klubit pas transferimit të Ibrahimovic. As shifrat nuk janë në favor të tij, vetëm 4 gola në 18 ndeshje. Pavarësisht këtij rendimenti të dobët, Piatek ka ende admirues në europë dhe nuk ka ndërmend të qëndroj në stol, fakt të cilin e konfirmon babai i tij:

“Kris nuk dëshiron të jetë rezervë, dëshiron të jetë në formë në Europian, nëse nuk e bën tek Milan do ta bëj me qejf diku tjetër. Janë shumë klube që e kërkojnë në formë huazimi por Milan dëshiron ta shes përfundimisht pasi i duhen para kesh për të blerë lojtarë të tjerë, të shohim se çfarë do të ndodh javën e ardhshme”, u shpreh babai i Piatek.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Paqueta. Fantazisti brazilian po kalon një moment të vështirë psikik dhe fizik, nga problemet me aritminë tek kërkesa e tij e çuditshme për tu mos grumbulluar për sfidën kundër Brescia. Paqueta dëshiron të largohet, PSG qëndron në pritje dhe veprimet e tij të fundit të dërgojnë në këtë përfundim, braziliani shihet gjithnjë e më larg Milanos.


TË NGJASHME