HomeSport

Problemet e shumta në ekip, Napoli shkarkon Ancelotin

Skuadra e Napolit ka shkarkuar trajnerin italian Anceloti pas ndeshjes së Champions League. Ashtu siç dhe u fol ditën e djeshme në mediat italiane, sfida ndaj Genk në Champions League ka qenë sfida e fundit e trajnerit italian me Napolin.

Skuadra e kaltër prej kohësh vuan probleme të mëdha në grupin e lojtarëve, ku për pasoj kanë patur rezultate negative në Seria A. Vendin e trajnerit Anceloti pritet ta zërë ish-trajneri i Milanit Gattuso.

Kujtojmë që Napoli arriti fitoren e thellë 4-0 në Champions League ndaj ekipit të Genk dhe arriti kualifikimin në 1/16 e kompeticionit më të madh europian për klube.


TË NGJASHME