HomeSport

Problemet me kontratat, Kukësi drejt “shpërbërjes”

Ajo çfarë ka ndodhur vitin e kaluar te Kukësi për çështjen e kontratave, duket se do përsëritet sërish. Një pjesë e madhe e futbollistëve sezonin e kaluar, u larguan për tu zëvendësuar nga lojtarë të rinj. Por, mesa duket kjo situatë po përsëritet sërish edhe këtë sezon. Një problem mjaft i madh te Kukësi mbetet  menaxhimi dhe fakti se në fund të sezonit 16 lojtarë do jenë të lirë sepse u skadon kontrata.

 Kjo i shqetëson jo pak drejtuesit e Kukësit, që duhet të nisin punën që tani. Nëse ndodh kështu atëhere drejtuesit do ia dilnin të shmangnin ”lëmshin” që do krijohej. Një klub si Kukësi, që ka pretendime për të konkurruar për titullin kampion, nuk mund të ketë probleme të tilla dhe drejtuesit e klubit, duhet të punojnë shumë për të rregulluar këtë situatë.  Vlen të theksohet se e rëndësishme për momentin është që ky sezon të mbyllet në mënyrën më perfektë të mundshme. Se kush do jetë pjesë e ”revolucionit”, mbetet të shihet.


TË NGJASHME