HomeSport

Problemet me UEFA,Mancherster City i drejtohet CAS

Probleme në horizont për Manchester City, pasi arriti të fitojë për herë të dytë radhazi titullin kampion në Premier League, klubi anglez duhet të përballet me problemet me UEFA. “The Citizens”, zyrtarisht i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke kërkuar bllokimin e hetimeve që kanë nisur pasi UEFA, dyshon se City ka shkelur rregullat e Fair Play financiar. UEFA, dyshon se kampionët anglezë kanë manipuluar bilancet me injektime të fondeve nga vetë pronarët e klubit, por që janë shitur si sponsorizime.

Nësem një shkelje e tillë vërtetohet, atëherë City do të përballet me një përjashtim nga Champions League si edhe bllokimi i merkatos për dy sezonet e ardhshme. Megjithatë, këto akuza kanë gjetur një qëndrim tëe rreptë nga klubi anglez, i cili menjëherë i është drejtuar CAS, në Lozanë. Sipas mediave vendase, kjo lëvizje e klubit tregon edhe njëherë frikën për përjashtimin nga kupat e Europës. Në qoftë se kjo gjë ndodh atëherë për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, kjo do të ishte një humbje e madhe.


TË NGJASHME