HomeShowbiz

Problemet nuk e ndalin Loredanën, arrin një tjetër sukses në Gjermani

Loredana kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak të një skandali mashtrimi sipas të cilit ajo i kishte marrë një çifti zviceran 900 mijë franga përmes kërcënimit. Por si duket kjo gjë se ka ndalur aspak reperen të punojë fort e të korrë sukses.

Këngët e saj janë mjaft të pëlqyera në “Spotify” dhe “Youtube” dhe shpesh kanë zënë vendet kryesore në listat muzikore. Së fundmi Loredana ka arritur një tjetër sukses të madh, duke marrë edhe çmimin e parë si reperja më e mirë në kompeticionin “Hype Music Awards”, duke kryesuar mbi gjithë reperet e tjera gjermane.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Getinjo, i cili ka publikuar një fotografi nga eventi i organizuar. “Hajde dëgjohemi për të mira”, ka shkruar Getinjo shoqëruar me flamurin shqiptar. Së fundmi ajo ka publikuar këngën “Jetzt rufst du an” dhe pritet të nisë së shpejti një turne me Mozzik.


TË NGJASHME