HomeLajmi i Fundit

Procedohen dy pronarë dyqanesh në Durrës, ja arsyeja

Dy pronarë dyqanesh në Durrës do të procedohen penalisht, pasi akuzohen se kanë abuzuar me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Në kuadër të masave të mara për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë vijuar kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Ata janë A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Durrës

Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Si rezultat i kontrolleve evidentohen dhe procedohen penalisht 2 pronarë dyqanesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, evidentuan dhe proceduan shtetasit:

A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

K.S/ GotaNews