HomePolitikë

Procedohet penalisht një tjetër kryebashkiak

Pas atij të Lezhës Policia e Shtetit ka kallëzuar kreun e Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të dhunshme’”, njofton policia.

Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, gjatë një emisioni televiziv, dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.


TË NGJASHME