HomePolitikë

Procesi ndaj Agim Kajmakut, Gjykata e Tiranës merr vendimin për dosjen e ish-kryebashkiakut

agim-kajmaku

Gjykata e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj ish- kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili ndodhet prej katër muajsh në arrati dhe po kërkohet nga policia.

Gjyqi ndaj tij duket se do fillojë në mungesë.

Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar.

Ish kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, gje qe e kishte fshehur kur kishte plotesuar formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.


TË NGJASHME