HomeSociale

Prodhonte pije freskuese, vihet në pranga pronari i punishtes

Policia e Shkodrës ka arrestuar një pronar punishtje që prodhonte pije freskuese, ndonëse punishtja ishte në sekuestro preventive prej dy vitesh.

Mësohet se në pranga ka rënë Xhavit Kasemi, 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër.

Gjithashtu bëhet me dije se Kasemi është emër i njohur për autoritetet, pasi është arrestuar edhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Rifillon prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte në sekuestro preventive prej dy vitesh, arrestohet në flagrancë  pronari i punishtes i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”  Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga  viti 2017  ku është bërë sekuestro preventive , janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Punësim i paligjshëm” , “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”,  “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.


TË NGJASHME