HomeShowbiz

“Profesori” i jep lamtumirën ‘La Casa de Papel’

Një lajm jo i mirë vjen për adhuruesit e serialit ‘La Casa de Papel’. Aktori Alvaro Morte i njohur me rolin e Profesorit i ka dhënë lamtumirën serialit që ka thyer rekorde.

Me anë të një video ndërkohë që ishte në lëvizje nga sheshxhirmi i sezonit të pestë të serialit, Alvaro ka zbuluar se sapo është larguar pas përfundimit të xhirimeve për finalizimin e historisë që u kthye në sukses të ekranizuar.

“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të tepërta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, ka shkruar Profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve.


TË NGJASHME