HomePolitikë

Progres-raporti/ Hahn: KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Komisioni Europian është mbledhur ditën e sotme në Bruksel për zgjerimin e BE-së ku po prezantohet progres-raporti për Shqipërinë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn teksa prezanton progres-raportin, deklaroi se të dyja vendet përmbushin kriteret dhe i rekomadojnë Këshillit të Europës të çelë negociatat.

“Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat tani me të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të përmbahemi angazhimeve, por vendet përmbushin kriteret. Serbia dhe Mali i Zi duhet të punojnë në shumë dhe të rrisin përpjekjet. Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dy vendet duhet të kontribuojnë”, është shprehur Hahn.


TË NGJASHME