HomeSport

Projekt për një “Super Champions”

Superliga e klubeve europiane është një ide që perëndoi shpejt, por UEFA dhe Shoqata e Klubeve po hedhin në letër një projekt revolucionar që do të jetë format i ri i Ligës së Kampioneve, e madje të njëjtit emër mund t’i shtohet vetëm diçka e vogël.

Të paktën 7 pika nga mbledhja e fundit e qeverisë së futbollit kontinental do të prekin gjithashtu edhe kampionatet respektive dhe kalendarin e impenjimeve të kombëtareve.

Po studiohet plani për një Super Champions, që do t’i japë më shumë hapësira klubeve më të mëdha e do të vlerësojë ato emblema që kanë shkruar historinë. Praktikisht, UEFA po mendon të garantojë vendet elitare për klubet ikonë, por gjithashtu të ofrojë promocione për zbulimet ndër vite.

Në plan gjithashtu është dhe një turne i tretë duke nisur nga viti 2021, për të stimuluar skuadrat që nuk luftojnë dot për titujt.

Reforma e UEFA-s do të prekë, me bashkëpunimin e FIFA-s, edhe kombëtaret. Po tentohet të ravijëzohet një kalendar që do të sjellë uniformitet mes Europianit, Kupës së Amerikës dhe Kupës së Kombeve në Afrikë. Kështu, lojtarët do të impenjohen në të njëjtën periudhë e në të njëjtin vit, për të eliminuar shqetësimet e klubeve.

UEFA po mendon gjithashtu të përafrojë ndeshjet e kampionateve elitare. Në Angli ka 20 skuadra dhe dy kupa kombëtare ndërsa të tjerë kanë diferenca që do të synohet të paktën të reduktohen./tch


TË NGJASHME