HomeLajme

Projektbuxheti 2020, ja çfarë parashikon

leke-para

Qeveria nuk parashikon asnjë rritje pagash për dy vitet e ardhshme për punonjësit e administratës.

Sipas të dhënave në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm nuk është parashikuar asnjë fond për rritjen e pagave. Në tabelat “për politika të reja pagash” fondi është zero dhe kjo do të thotë se nëpunësit publikë do të kenë të njëjtat paga pavarësisht kostove në rritje të jetesës.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, shtesa pritet të aplikohet në vitin 2022. Përsa i përket pensioneve shtesa do të jetë me një fond prej 2.5 mld leke që duket se i përket vetëm indeksimit.

Ndërkaq kjo mos rritje pagash vjen në një kohë kur qeveria parashikon që qytetarët të paguajnë mbi 14.6 miliardë lekë si pagesa për 14 kontratat konçensionare me PPP-ve për këto dy vite.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti.


TË NGJASHME