HomeAktualitet

Projekti i ri: Aksi rrugor Kardhiq-Delvin që ‘bën’ Gjirokastrën me det

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e kësaj të hëne një lajm të mirë për qytetarët, teksa i ka njohur ata me projektin e një tjetër rruge.

Rama ka postuar në “Facebook” pamjet e rrugës Kardhiq-Delvinë, duke shkruar se ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e gjithë zonës. Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë siguron lidhjen shumë më të shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin.

MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë/shqiptarja.com


TË NGJASHME