HomeTeknologji

Projekti i ri i Google nxjerrë jashtë loje Playstation dhe XBox

Shërbimi më i fundit i Google për “streaming” të video-lojërave ka shënuar një hap të rëndësishëm në këtë industri, që tashmë është një nga fushat që qarkullon më shumë të ardhura.

ProjectStream, i hapur vetëm në SHBA për momentin, u dha mundësinë lojtarëve që të luajnë versionin më të fundit të Assasin’s Creed, “Odyssey”, me grafika shumë të qarta dhe pa ndërprerje, edhe pse kompjuteri i tyre nuk ishte me parametra të larta për sa i përket grafikës, RAM-it, procesorit… e madje nuk nevojitet as hard disk. Mjafton një lidhje e shpejtë interneti.

Loja vihet në punë nga serverët e Google dhe lojtari e luan nga kompjuteri i tij, qoftë një laptop i lirë e pa hard-disk, si “Chromebook”. Cilësia mbetet e njëjtë si me  kompjuter relativisht të shtrenjtë, apo me Playstation/XBox të fundit.

E thënë thjesht, siç luhet një lojë e vogël “online”, ashtu mund të luhen edhe lojërat e fundit e shumë të ngarkuara grafikisht. Kjo mund të bëjë që në të ardhmen njerëzit të mos kenë nevojë të blejnë “konsola” si Playstation 4, XBox apo Nintendo, por mund të luajnë çdo lojë që duan, nga çdo kompjuter, qoftë dhe me pagesa të vogla mujore.

Projekte të tilla ishin provuar edhe më parë, madje nga vetë XBox e Playstation, por asnjëherë me cilësinë e Project-Stream të Google./tch

 

 


TË NGJASHME