HomeLajmi i Fundit

Projektligji për amnistinë fiskale, ja kush përjashtohet

Qeveria ka avancuar duke hedhur për konsultim projektligjin e amnistisë fiskale.

Ndërsa nga ana tjetër Fondi Monetar Ndërkombëtarë disa ditë më parë u shpreh kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale pasi sipas institucionit ndërkombëtar do të krijonte mundësi për pastrim parash dhe evazion.

Kjo Amnisti u mundëson qytetarëve dhe bizneseve formalizimin e pasurive pa u justifikuar mënyrën se si janë krijuar këto të ardhura, duke u përjashtuar edhe nga ndjekja penale.

Sipas projektligjit përjashtohen nga amnistia: Presidenti, Kryeministri, kryetari i klshKLSH, avokati i popullit, prokurorët, gjyqtarët, ministrat, deputetë.

Sipas projektligjit është propozuar që legalizimi i të ardhurave do të kryhet kundrejt një tatimi që do të paguajnë individët të ndarë në disa kategori. Aminista do të zgjasë një vit. Të gjithë ata që do të deklarojnë brenda 4 muajve të parë pas hyrjes në fuqi të ligji tatimi do të jetë 5% i të ardhurave. Ata të cilët do të deklarojnë në 4 mujorin e dytë, tatimi do të jetë 7% dhe për ata që do ta lënë këtë proces në 4 muajit e fundit të amnistisë atëherë tatimi do të jetë 10%, pra dyfish më i lartë.

Për realizimin e amnistisë do të jetë një strukturë e posaëme që do të ngrihet pranë tatimeve. Deklarimi vullnetar mund të bëhet pranë kësaj strukture ose pranë bankave të nivelit të dytë. Ky tatim për deklarimin e pasurive vlen edhe për ato pasuri që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkasin emigrantëve apo individëve që jetojnë në vendin tone.