HomeAktualitet

Prokuroria kërkes për heqjen e mandateve të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovicës!

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit

Kërkesa e Prokurorisë ka EMRAT e deputetit Aqif rakipi të PDIU dhe Gledion Rahovicës, i LSI-së.

Por nëse KQZ miraton kërkesën dhe i hap rrugë prokurorisë,kanë dalëemrat e mundshëm për tu futur në Parlament pas tyre.

Dosja e plotë, ku kërkohej heqja e mandatit për dy deputeteve e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Aqifrakipi  nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI u dërgua sot në KQZ nga shefja e sektorit tëdekriminalizimit në prokurori, Rovena Gashi, pas përgjigjes së autoriteteve italiane.

Të dy rezultojnë me probleme me drejtësinë jashtë Shqipërisë, fakt të cilin nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Për deputetet në fjalë është kërkuar verifikimi përmes shenjave të gishtave nga autoritetet italiane dhe me sa duket ata kanë rezultuar me probleme.

Po ashtu rezulton se dy deputetet  kanë ndryshuar edhe identitetin.


TË NGJASHME