HomePolitikë

Prokuroria kërkon burg, reagon ish-deputeti demokrat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit për t’u njohur me vendimin, por seanca u shty. Në një deklaratë për mediat, Balliu është shprehur se kërkesa e Prokurorisë nuk bazohet në ligj, ndërsa ka shtuar se nuk i trembet këtij gjyqi politik.

“Seanca u shty, erdhëm të merrnin vendimin për një arrestim politik ndaj meje dhe disa banorëbve të Unazës. Kjo është thjesht një çështje politike për të trembur qytetarët dhe opozitën që të mos dalë në protestë. Këto janë përpjekje mjerane.

Ne vijmë po shteti nuk funksionon, kjo është arsyeja pse qytetarët ndodhen në burgje, kurse banditët janë të lirë.Del Sandër kimiku dhe bën filma, thotë janë dëmtuar policët, po s’ka asnjë polic të plagosur, veç qytetarë të gjakosur. Pavarësisht këtyre nuk ka asgjë që më ndalon mua të jem edhe sot në 7 e 30 tek Unaza, në krahë të banorëve”, tha ish-deputeti.


TË NGJASHME