HomePolitikë

Prokuroria nis hetimet në Tiranë dhe Durrës, ja pse

prokuroria

Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë kaluar në veprim konkret pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet me dije se ky institucion hetimor ka regjistruar çështjet penale për pallatet që u shembën dhe të cilat rezultonin edhe pa lejen përkatëse. Sipas njoftimit të prokurorisë, çështja është regjistruar për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, teksa bëri publike temat e diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për personat që kanë abuzuar me ndërtimet dhe t’i vë ata para përgjegjësisë ligjore.

Prokuroria do të kalojë në sitë lejet problematike, inxhinierët, por edhe  mbikëqyrësit e punimeve në zonat e prekura.  Lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit lanë pas pasoja shumë të rënda, ku shumë qytetarë ndërruan jetë dhe qindra të tjerë humbën banesat e tyre. Ashtu si Presidenti  Ilir Meta, edhe kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar prej ditësh masa të forta ligjore në këtë drejtim. Sipas kryeministrit, ligji i ri nuk do kursejë abuzuesit dhe për shkeljet e tyre dënimi do variojë nga 7-15 vite burg.

Njoftimet e Prokurorisë:

Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

TiranëProkuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore.  Hetimi ka si objekt kryerjen e   veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve.

Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore.


TË NGJASHME