Lajme Lifestyle Showbiz

Promovimi “Escada”, Rita Ora shkëlqen në “Javën e Modës”

Rita Ora ka qenë e zënë gjatë gjithë javës duke promovuar koleksionin e saj të ri Escada në kryeqytetin francez.

Dhe Rita Ora bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo, kur u shfaq gjatë Javës së Modës në Paris, e cila dukej e jashtëzakonshme në një fustan të shkurtër ngjyrë bordo.

Princesha e muzikës pop, 28 vjeçe, mori vëmendje edhe me stilin e ri të flokëve me balluke, të tillë nuk e kishim parë asnjëherë.

Më herët gjatë ditës, Rita ishte e veshur po ashtu në të kuqe, pasi mbërriti në ngjarjen e modës për bashkëpunimin e saj të veshjeve Escada. Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” pati të veshur pantallona satirë të kuqe, të gjera, që e bënë të dukej në top formë.

Këto pamje mahnitëse vijnë pasi ajo zbuloi se i sheh njerëzit si ‘pa fytyrë dhe pa gjini’ kur bëhet fjalë për jetën e saj private dhe më shumë shikon ‘personin’ sesa pamjen fizike.

Related posts

Presidenti i Sllovenisë viziton sot Tiranën

Mila

Edicioni Informativ, 10 Korrik 2019 – Gota News

Procodev Dev_Ang

PD denoncon ndërtimin e HEC-eve në Mat

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!